Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka përcjellë një mesazh urimi për të gjitha gratë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Diplomatja amerikane nderon gratë që luftuan për të drejtën e votës, ndërsa u bën thirrje grave shqiptare që të votonnë në zgjedhjet vendore të 14 majit.
“Sot në #Ditën Ndërkombëtare të Gruas, gratë Ambasadore ne nderojnë ato që luftuan për të drejtëne votës së grave. I bëjmë thirrje grave të votojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale më 14 maj.Jepini vlerë votës tuaj për shërbime më të mira lokale #GratëVotojnë #Demokraci”, shkruan Yuri Kim.
Discussion about this post