Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se gjithçka që po sheh publiku në lidhje me zgjedhjen e Presidentit është një parodi e neveritshme. Ai iu shpreh se opozita nuk duhet të bëhet lodër e mazhorancës. Për këtë çështje, ai tha se nuk vendosin ata që janë shkarkuar nga funksionet, duke iu referuar mbledhjeve të grupit parlamentar të PD nga Enkelejd Alibeaj.
“Gjithçka që shihni ju janë një parodi e neveritshme. Dëshmi tjetër e keqshfrytëzimit ekstrem nga Edi Rama të individëve të caktuar që për 1, 3, 5 arsye pranojnë të vetëposhtërohen nga Edi Rama, por që ata nuk përfaqësojnë asgjë nga PD. Ne bazuar në vendimet e PD, forumeve të saj. Jo vetëm kaq, bazuar në traditën dhe praktikën e mëparshme për zgjedhjen e presidentit kemi bërë të qartë para jush qëndrimet tona. Çdo gjë që Edi Rama bën me Ali-bashën është praktikë do thosha e denigrimit, e shpërfytyrimi, e shpërdorimit e dy, tre njerëzve që një Zot e dinë se çfarë halli kanë. Dhe që ndodh siç e thatë mbrëmë të përgënjeshtrohen flakë për flakë në studio televizive për mashtrimet që kanë bërë. Është një mjerim politik, megjithatë e kanë vetë përgjegjësinë.
Asnjë diskutim, për emra nuk bëjmë jashtë procedurave të cilat i japin opozitës pozicionin e vërtetë që duhet të ketë. Nuk mundet kurrë opozita të bëhet lolo, të bëhet lodër në duart e mazhorancës. Ka një praktikë këtu. Edhe kur është zgjedhur presidenti konsensual janë forcat politike ato që kanë marrë vendimin. Pra nuk vendosin ata që nuk përfaqësojnë, që janë të shkarkuar nga çdo funksion. Ata mund të recitojnë breg Lane gjithë ditën, por nuk kanë asnjë tagër. Një forcë serioze politike nuk mund të tërhiqet në skenarë të tillë”, u shpreh Berisha.
Sa i përket votës në Kuvend, Berisha u shpreh se nuk do ta bojkotojnë. “Nuk është bojkot. Nuk thashë bojkot. Kemi një votë ne. Nuk është bojkot. Ne nuk mund të bëhemi pjesë në një procedurë që është e bazuar në falso opozitë”, u shpreh Berisha.
tv6+1vlora
Discussion about this post