Mëngjesin e kësaj të mërkure ambasadorja e SHBA, Yuri Kim së bashku me ambasadoren e BE në Shqipëri Christiane Hohmann kanë shkuar në KQZ.
Pritet që Kim dhe Hohmann të zhvillojnë një takim me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi, ku do të diskutohet në lidhje me zgjedhjet e 14 majit.
Takimi vjen rreth një muaj para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Kujtojmë që ditën e djeshme ambasadorja Kim në një intervistë u shpreh se është përgjegjësia e qeverisë dhe e udhëheqësve politikë, që të sigurohen për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve që janë shprehur nga ODIHR-i në lidhje me zgjedhjet e kaluara.
Discussion about this post