Nis sot në orën 10:00 në Ohër të Maqedonisë së Veriut takimi zyrtar i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Pas takimit të mirë se ardhjes së liderëve, do të nisë edhe seanca e parë plenare me fokus te turizmi.
Në axhendë është parashikuar seancë koordinuese e liderëve me komunitetin ndërkombëtar dhe rreth mesditës do të mbahet edhe seanca e dytë plenare me fokus te kultura.
Rreth orës 13:30 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve mes vendeve pjesëmarrëse dhe më pas edhe konferenca për shtyp e liderëve të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Në këtë samit marrin pjesë në rolin e vëzhguesit edhe Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç si dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Zoran Tagel-tija.
Në takim nuk merr pjesë vetëm Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
tv6+1vlora
Discussion about this post