Një zjarr i përmasave ka djegur pothuajse plotësisht një barakë në Çukë të Sarandës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte dhe mësohet se brenda barakës ndodhej edhe një person, që mendohet se mund të ketë qenë roje i ndonjë objekti aty afër.
Si pasojë e zjarrit i lënduari, i identifikuar si Ilirjan Xhani 57 vjeç, ka pësuar një djegie të gradës së tretë në gjithë trupin.
Ka qenë djali i tij që ka ndihmuar 57 vjeçarin dhe e ka shoqëruar me ambulancë për në spital.
Sipas bluzave të bardha, gjendja e 57 vjeçarit është e rëndë. Ndërsa do të transportohet me ambulancë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Zjarrfikësja dhe policia në vendngjarje.
tv6+1vlora
Discussion about this post