Sot nisin Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, të cilat do të zhvillohen deri më 22 shkurt. Shqipëria do të ketë katër përfaqësues në këtë edicion të lojërave, me katër skiatorë: Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.
Në fokus të garave do të jetë Lara Colturi, skiatorja shqiptare që renditet e pesta në botë dhe ka ambicie të mëdha për të fituar medalje olimpike. Gara kryesore për të do të zhvillohet më 15 dhe 18 shkurt, ku ajo do të luftojë për të sjellë një medalje për Shqipërinë.
Në kuadër të ceremonisë përurimit të Lojërave Olimpike, do të organizohen tri ceremoni të veçanta: një në Milano, një tjetër në Kortina, ku Lara Colturi do të mbajë flamurin shqiptar, dhe një e tretë në Borno.
Shqipëria shpreson që pjesëmarrja në këto lojëra të shënojë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e sporteve dimërore në vend dhe të sjellë sukses në arenën olimpike.



