Ditën e sotme më Kosova feston 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, një ngjarje historike që përmbylli një rrugëtim të gjatë dhe të dhimbshëm për popullin kosovar. Më 17 shkurt 2008, shteti i Kosovës shpalli pavarësinë, pas shumë vitesh vuajtjesh dhe përpjekjesh të vazhdueshme për liri.
Rruga drejt pavarësisë ishte e mbushur me sfida, duke përfshirë pasojat e spastrimit etnik të ushtrisë serbe gjatë periudhës 1998-1999, kur populli shqiptar i Kosovës vuajti në masë. Pas përfundimit të luftës dhe vendosjes së trupave ndërkombëtare të NATO-s, procesi i statusit të Kosovës filloi në vitin 2005, me një angazhim të madh ndërkombëtar për të siguruar një të ardhme paqësore dhe të qëndrueshme për vendin.
Nga 13 qershori i vitit 1999, kur forcat serbe u larguan nga Kosova, vendi u administrohej nga Misioni i Kombeve të Bashkuara (UNMIK), ndërkohë që institucionet kosovare, përfshirë Kuvendin, Presidencën dhe Qeverinë, filluan të marrin funksione të caktuara. Edhe pse Kosova ishte nën administratën ndërkombëtare, ajo vazhdonte të jetë juridikisht një pjesë e Republikës Federale të Jugosllavisë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Në vitin 2007, i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, paraqiti planin për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, që solli një hap të rëndësishëm drejt shpalljes së pavarësisë. Pas raundeve të bisedimeve të mundimshme, më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli zyrtarisht pavarësinë, një moment që u prit me gëzim të madh nga qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët kudo në botë.



