Arkeologët në Kroaci kanë rindërtuar fytyrën e një burri që besohet se ishte konsideruar nje “vampir”, duke përdorur kafkën e tij të gjetur në Račesa, një fortesë në Kroacinë lindore.

Ky zbulim është i pari i këtij lloji pas më shumë se 400 vitesh. Trupi i burrit ishte nxjerrë nga varri, i ishte hequr koka dhe rivarrosur me fytyrë poshtë nën gurë të rëndë. Dëmtimet nuk mund të shpjegohen nga faktorë natyrorë, dhe ekspertët besojnë se ritualet ishin kryer për të parandaluar që i vdekuri të “kthehej” si vampir, sipas besimeve sllave per njerezit që lidheshin me individë që vdisnin dhunshëm ose ishin devijantë shoqërorë.


Analizat bioarkeologjike tregojnë se burri kishte përjetuar të paktën tre episode të rënda dhune gjatë jetës, përfshirë një sulm që i kishte deformuar fytyrën, duke e bërë figurë frikësuese. Zakonisht persona te cilet kishin deformime besohej te ishin te lige. Ai besohet se ka jetuar në shekullin XV ose XVI, ka qene rreth 1.63 metra I gjate dhe mund te kete vdekur në moshën 40–50 vjeç. Mund të ketë qenë ushtar ose person i mësuar me përballje të dhunshme.


Eksperti i grafikës Cicero Moraes përdori skanime CT për të krijuar një rindërtim virtual të fytyrës. Fillimisht u bë një version objektiv, bazuar në strukturën e kockave, dhe më pas një version artistik, që tregonte plagët dhe shprehjen kërcënuese të fytyrës. Moraes përshkroi pamjen si “armiqësore dhe kërcënuese”.


Varri u gjet brenda një ndërtese që mendohet të ketë qenë kishë, në vendin më të pafavorshëm përgjatë murit. Në fortesën e Račesës janë zbuluar mbi 180 varrime të tjera. Besimi në vampirë ka qenë i përhapur në Evropë madje edhe ne Shqiperi me raste të ngjashme të dokumentuara në Poloni, Serbi dhe Kroaci, duke përfshirë ‘’vampiret’’ me te  famshem ne keto zona qe ishin  Petar Blagojević dheJure Grando Alilović.

Exit mobile version