Komisioni Evropian ka propozuar masa të reja për të parandaluar incidentet me dronë, pas një serie ndërprerjesh të trafikut ajror në aeroportet evropiane.

Sipas nënkryetares Henna Virkkunen, aftësitë e dronëve dhe anti-dronëve janë komponentë kyç për mbrojtjen e Evropës dhe sigurinë e infrastrukturës kritike.

Komisioneri për Mbrojtjen dhe Hapësirën, Andrius Kubilius, tha se Evropa duhet të ketë një mburojë të sofistikuar dhe shumë-shtresore, që të zbulojë dhe neutralizojë çdo kërcënim në kohë reale.

Masat e propozuara përfshijnë:

  • Rritjen e gatishmërisë dhe kapaciteteve të zbulimit,
  • Koordinimin e përgjigjeve dhe forcimin e mbrojtjes,
  • Përdorimin e rrjeteve 5G për monitorimin e hapësirës ajrore dhe gjurmimin e dronëve në kohë reale,
  • Integrimin e inteligjencës artificiale për të identifikuar fluturime të pazakonta dhe për të njoftuar autoritetet.

Qëllimi i masave është forcimi i gatishmërisë mbrojtëse të BE-së, duke plotësuar planet dhe programet ushtarake europiane për një reagim më të shpejtë ndaj kërcënimeve.

Exit mobile version