Kreu i Sali Berisha mbajti një konferencë për shtyp, ku e quajti 20 shkurtin “ditën e kryengritjes më të madhe paqësore në histori”, që sipas tij do të ndiqet nga shqiptarët dhe vendet demokratike të botës.
Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po bën gjithçka për të qëndruar në pushtet dhe për të mbrojtur veten nga krimet që ai pretendon se ka kryer. Ai deklaroi se qeveria dhe ministrat e Ramës funksionojnë si një organizatë kriminale e strukturuar.
Si shembuj të veprimtarisë kriminale, Berisha përmendi tenderat e Unazës së Madhe, shitblerjet e energjisë dhe tunelin e Llogarasë duke i konsideruar si prova të qarta të aktivitetit kriminal.
Ai bëri thirrje që qytetarët të marrin në dorë fatin e tyre dhe të përkrahin kryengritjen paqësore më 20 shkurt, duke theksuar se kjo është një mundësi historike jo vetëm për shqiptarët, por edhe për vendet demokratike të Europës dhe botës.



