Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar Kosovën për 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Ai thekson se sot Kosova është një demokraci funksionale dhe një shembull për rajonin për institucionet e konsoliduara dhe standardet e larta për të drejtat e njeriut.

Berisha u shprehet se edhe pse Kosova ka përballuar shantazhet e Beogradit dhe ndikimet e jashtme, ajo mbetet një faktor kyç i paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ai fton shqiptarët të përulen me nderim para sakrificës së martirëve, duke nderuar kontributin e Presidentit Ibrahim Rugova, Komandantit Adem Jashari dhe falënderimet për SHBA-në dhe NATO-n.

Berisha përfundon urimin me mesazhin: “Gëzuar! Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti i bekoftë shqiptarët dhe miqtë e tyre! Rroftë Kosova!”

Exit mobile version