Kapiteneria e Portit të Vlorës ka ndaluar lundrimin e mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit brenda gjirit të Vlorës dhe në det të hapur për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike. Ndalimi ka hyrë në fuqi nga ora 10:00 e ditës së sotme dhe do të vazhdojë deri në orën 06:00 të datës 18 shkurt.
Kushtet atmosferike janë përkeqësuar, me shpejtësi ere 15–20 m/s dhe lartësi dallgësh prej 1,5 deri 2,5 metra. Kapiteneria ka kërkuar bashkëpunimin e subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari detarike për të siguruar mjete në port dhe për të rritur gatishmërinë e ekuipazheve.
Megjithatë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht.



