Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Arben Kingji, njoftoi sot shtimin e kontributit shqiptar në misionin paqeruajtës të KFOR në Kosovë.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, gjenerali Kingji bëri të ditur se angazhimi i ri do të përfshijë një komponent ajror, konkretisht një helikopter “Cougar” me pilot dhe ekuipazh teknik, si dhe elementë për mbështetje operative.
Sipas tij, kjo pjesëmarrje synon të forcojë praninë dhe rolin e Shqipërisë në garantimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit.



