Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se shpërthimi i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi, i kryer sot në dalje të tunelit të Llogarasë, ka përfunduar me sukses. Ky operacion u realizua në funksion të hapjes së trasesë së rrugës drejt Palasës.
Sipas ARRSH-së, puna u zhvillua duke respektuar të gjitha standardet e sigurisë dhe me mbështetjen e Policisë së Shtetit. Autoriteti thekson se ndërprerja e përkohshme e qarkullimit të mjeteve, e cila zgjati rreth një orë, ka përfunduar dhe trafiku tashmë vijon normalisht.
“Njoftojmë se shpërthimi i kontrolluar i kryer sot, 1150 ml nga dalja e tunelit të Llogarasë në drejtim të Palasës, ka përfunduar me sukses. Puna u realizua sipas të gjitha standardeve të sigurisë. Tashmë qarkullimi i mjeteve vijon normalisht,” thuhet në njoftimin e ARRSH-së.
ARRSH falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë këtij procesi.



