Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm pamje nga Spitali Rajonal i Vlorës
Rama shkruan krahas videos se në këtë spital është bërë një transformim rrënjësor i dy shërbimeve në Farmaci dhe Dispanceri.
“Mirëmëngjes, dhe me transformimin rrënjësor të dy shërbimeve të tjera të rëndësishme në Spitalin Rajonal të Vlorës, Farmacinë dhe Dispancerinë, ju uroj një javë të mbarë”-shkruan kreu i qeverisë.
Discussion about this post