Pasditen e sotme do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës, ku do të votojnë për kryetarin e ri të komanduar.
Bëhet me dije se mbledhja do të mbahet në orën 16.00. Kjo mbledhje vjen pasi kryetarja e komanduar e Himarës, Blerina Bala dha dorëheqje për arsye personale.
E teksa Bala dha dorëheqje, dy emrat tjerë që mund të marrin “timonin” për të drejtuar bashkinë e Himarës janë dy nënkryetarët aktual të bashkisë, Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano.
Prej kohësh tashmë Himara nuk po gjen qetësi, pasi kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ndodhet në burg për më shumë se një vit pasi akuzohet për “shitblerje votash”.
Ndërsa kohë më pas u arrestua edhe kryebashkiaku në detyrë Jorgo Goro, i cili u arrestua pasi akuzohet për “shpërdorim detyre”.
Ndërsa dy ditë më parë, pas dy muajsh Bala dha dorëheqje nga ky post për arsye personale, duke futur kështu edhe një herë në krizë Bashkinë e Himarës.
Discussion about this post