Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi është shprehur mbrëmjen e sotme se Sali Berisha është i vetmi mes demokratëve që punon 24 orë në 24 për bashkimin e partisë më të madhe opozitare, e cila tashmë është e ndarë në dy fraksione.
I ftuar në Syri Tv, ai u pyet për marrëdhënien me ish-kryeministrin dhe liderin historik të Partisë Demokratike, kur u shpreh se Sali Berisha është i kthjellët dhe e di rrugën me të cilën mundet Edi Rama.
“Sikundër mund të konfirmoj që zoti Berisha, do më mërziten ndoshta disa nga kolegët që kam në parti, por është i vetmi që punon 24 orë në 24 për bashkimin e partisë.
Pavarësish se disa, po përfshi dhe veten këtu që mos lëndohet ndonjëri prej nesh, përpiqet që kjo parti të jetë sa më e vogël që mjafton të jemi në aty, i vetmi njeri i kthjellët që përpiqet të tregojë se kjo nuk është rruga për të mundur Edi Ramën, është Sali Berisha”, tha Gazment Bardhi.
Pak ditë më parë, Gjykata e Apelit vendosi t’i japë fund zvarritjeve dhe ndarjes mes dy grupimeve të Partisë Demokratike, duke i njohur Sali Berishës të drejtën për të mbajtur vulën dhe logon zyrtare të partisë më të madhe opozitare në vend.
Discussion about this post