Goli rekord i Bajramit, më i shpejti në histori, pas vetëm 23 sekondash, krijoi iluzionin se mrekullitë ndodhin në futboll, por në fund diferencën edhe një herë e bëri tradita e madhe e një ekipi si Italia, kampionë në fuqi. Detajet, por dhe fati, shpesh shkojnë me më të fortin, kështu ndodhi edhe në debutimin e kuqezinjve në “Euro2024”, pavarësisht paraqitjet së mirë, në fund dolëm duar bosh, pasi golat e Bastonit dhe Barella-s i dhuruan “azzurrëve” një tre pikësh të artë. Pavarësisht këtij rezultati, Sylvinho e sheh gotën gjysmë plotë:
“Ishim pak nervoz në këtë debutim, nuk ishte e thjeshtë për ne, ky është vetëm Evropiani i dytë, jemi një ekip i ri. Nuk bëmë keq kundër Italisë, qëndruan në lojë deri në fund, por ishte e vështirë të bllokojë lojtarë si Barella dhe Jorginho. Në fund kishim shansin edhe të barazonim ndeshjen, por ishte e vështirë t’i merrje topin Italisë. Çfarë pres për ndeshjen e radhës? Jemi të lumtur, të vinim deri këtu ka qenë e vështirë. Kroacia teknikisht është shumë e fortë, për ne kjo ndeshje tani bëhet përcaktuese. Duhet të arrijmë një rezultat pozitiv”, u shpreh Sylvinho në konferencë për shtyp.
I kënaqur, por jo plotësisht u shfaq edhe Luciano Spalletti, në sytë e tij Italia bëri mirë, por jo në nivelin që ai priste, pasi ekipi nuk goditi si duhej, thjesht u mjaftua duke qëndruar komod, nuk kishin agresivitetin që duhej.
Discussion about this post