Ish-kryebashkiaku i Kukësi, Safet Gjici, është dërguar me urgjencë në një nga spitalet private në Tiranë. Siç mëson ekskluzivisht Newsbomb.al ai ndodhet në spitalin “Hygeia” për shkak se kohët e fundit ka pasur një rënie të madhe në peshë, ndikuar nga faktorë të panjohur.
Safet Gjici ka lënë qelinë e burgut për shkak të probleme shëndetësore që ka shfaqur. Deri më tani nuk dihet se çfarë komplikacionesh ka ish-kryebashkiaku, por sipas burimeve të Newsbomb shtrimi i tij është bërë përgjatë ditëve të fundit.
Ndërkohë, vlen të theksojmë se këtë të hënë Gjykata e Apelit të Posaçëm do të shpallë vendimin për Gjicin. Për shkak se ish-kryebashkiaku ndodhet i shtruar në spital, ai nuk do të jetë prezent në këtë seancë dhe do të përfaqësohet nga avokatët e tij.
Ish-kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici u dënua me 3 vite burgim nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë Alma Kaçi u dënua me 1 vit burgim nën akuzën e prostitucionit.
Safet Gjici dhe Alma Kaçi akuzohen lidhur me video-skandalin në zyrën e bashkisë, ku dyshja kryen marrëdhënie seksuale. Video skandali nga ambientet e zyrës së bashkisë Kukës u publikua në qershor të 2023-it.
Më 7 shkurt 2024, Gjykata e Posaçme shpalli verdiktin dhe dënoi me 3 vite burgim ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjici për akuzën e korrupsionit. Sakaq për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi për Gjicin u ul me 1 vit.
Discussion about this post