Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur ditën e sotme një operacion në zonën e Radhimës në Vlorë.
Bëhet me dije se prej mëngjesit fadromat kanë nisur punën për prishjen e disa objekteve pa leje “Beach Bar”.
Janë rreth 50 objekte pa leje që do të prishen në Ramdhimë. Edhe pse ka vetëm pak ditë që ka nisur sezoni turistik, IKMT nuk është e shqetësuar nga kjo dhe vijon punën për shembjen e objekteve pa leje në zonat bregdetare.
Discussion about this post