Deputeti dhe zyrtari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar për vendimin e Presidentit Bajram Begaj, për shpalljen e zgjedhjeve të reja në Bashkinë e Himarës. Vendimi është marrë po brenda ditës së sotme, disa orë pasi KQZ njoftoi Fredi Belerin se mandati i tij nuk ishte më i vlefshëm.
Vasili ka nxjerr urdhrin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili njofton zyrtarisht pavlefshmërinë e mandatit të Fredi Belerit të fituar një vit më parë në zgjedhjet e 14 Majit, si dhe specifikon se kundër tij mund të bëhet ankim brenda 30 ditëve.
Mirëpo, Presidenti Bajram Begaj nuk ka pritur përfundimin e afatit zyrtar për ankim, duke shpallur sot 4 Gushtin si datë për zgjedhjet e reja në Bashkinë Himarë.
“Vendimi i sotem i KQZ per mandatin e Fredi Belerit ne piken 3 te tij njeh te drejten e ankimit ne KAS brenda 30 ditesh. Por Presidenti nxitoi te dekretonte daten e zgjedhjeve te reja per Bashkine e Himares. Presidenti nuk ka asnje te drejte kushtetuese te mohoje te drejten universale kushtetutuese te ankimit te nje vendimi te njohur edhe ne Kodin Zgjedhor.
Mjerisht Presidenca sot nuk eshte asgje me shume se sa nje apendiks i Qeverise. Shteti ligjor nuk ekziston as per Kreun e Shtetit dhe paligjshmeria rilindase ka pushtuar çdo zyre shteti perfshire edhe Presidentin. Shihni Vendimin e sotem te KQZ”, shkruan Petrit Vasili.
Galeria fotografike (
1/2
)
Discussion about this post