Votimi i emigrantëve në zgjedhjet në Shqipëri është një proces që mund të realizohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por jo në zgjedhjet vendore të vitit 2023.
Kështu është shprehur kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla në konferencën e organizuar nga KQZ dhe OSBE pikërisht për këtë temë.
“Premisa e parë që duhet të nisemi për zgjidhjen e kësaj çështje është garantimi i të drejtës kushtetuese të banorëve jo rezidentë në ofrimin e lehtësive për realizimin në praktikë të së drejtës kushtetuese.
Realizimi i votimit nga jashtë vendit duhet parë dhe në kontekstin e parimeve themelore të trashëgimisë zgjedhore evropiane, të cilat janë udhëharta për të ndërtuar një sistem demokratike, zgjedhje universale, të barabarta, të lira, të fshehta.
Komisioni i Venecias në vitin 2011 ka rekomanduar se lejimi dhe mundësimi i votimit nga jashtë kur numri i emigrantëve është i konsiderueshëm është i rëndësishëm për përfaqësimin e drejtë.
Për të qenë realist dhe për të mos gënjyer as veten dhe as emigrantët dhe as publikun, kjo nuk mund të arrihet në zgjedhjet e ardhshme vendore, por për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. E them këtë sepse referuar kodit të praktikave të mira në çështjet zgjedhore, i cili përmban parimet kryesore të sistemeve elektorale evropiane, ndryshimet ligjore dhe legjislacioni zgjedhor duhet të bëhen të paktën 1 vit para zgjedhjeve të radhës”, deklaroi kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla.
tv6+1vlora
Discussion about this post