Mbrëmjen e djeshme, në finalen e Conference League, triumfoi Roma përballë Feyenoord, duke shkruar kështu historinë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Një fitore historike duke qenë se kjo është finalja e parë e këtij kompeticioni të ri nga UEFA.
Në lidhje me organizimin dhe mbarëvajtjen e ndeshjes, kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook u ka shprehur falenderimet të gjithë atyre që i dhanë jetë eurombrëmjes së djeshme të Shqipërisë. Kryeministri Rama u ka uruar të gjithëve një ditë të mbarë me krenarinë dhe përshtypjet që Shqipëria la në sytë e të gjithë Europës.
“Mirëmëngjes! Dhe me falenderimin e përzemërt për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së djeshme të Shqipërisë, si edhe me krenarinë për përshtypjet fantastike që Shqipëria la në sytë e mbarë Europës, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar kryeministri Rama në Facebook.
tv6+1vlora
Discussion about this post