Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dhënë ditën e sotme një deklaratë për mediat ku dhe ka prezantuar Sekretarin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PD, Enri Çeno.
Sali Berisha: Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, që në përputhje me statutin e PD, emërohet nga kryetari. Enri Çeno është një politikan i ri, i diplomuar për drejtësi, që ka një master në Londër për marrëdhënie ndërkomëbtare dhe biznes dhe një seri specializimesh dhe kualifikimesh kryesisht në SHBA, në fusha të ndryshme politike. Shpreh bindjen më të madhe duke e emëruar në këtë funksion, se zoti Çeno do përmbushë me dinjitet të plotë këtë detyrë shumë të rëndësishme për PD-në.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/534548048417915
tv6+1vlora
Discussion about this post