Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se për të gjithë fermerët që kultivojnë grurin në tokat e tyre do të ketë mbështetje financiare nga qeveria.
Kjo mbështetje do të jetë në vlerën e 300 mijë Lekëve të vjetra për çdo hektarë, ndërsa aplikimet fillojnë nga 1 Shtatori deri më 23 Shtator dhe do të kryhen në e-Albania.
“Të gjithë fermerët shqiptarë që kultivojnë grurin në tokat e tyre, do të mbështeten financiarisht nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë të mbjellë. Duke filluar nga data 1 deri më datë 23 shtator aplikimet do të kryhen online në e-Albania, dhe përfitues do të jenë si fermerët individualë, ashtu edhe Shoqata të Bashkëpunimit Bujqësor, si dhe persona fizik ose juridik Aplikantët mund të asistohen nëpërmjet numrit jeshil 08008383, nga specialistët e Agropika-ve dhe Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në territor”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama.
Discussion about this post