Në Paris mbahet sonte ceremonia e ‘Topit të Artë’ në edicionin e 66 të tij që jepet nga revista franceze ‘Francë Footboll’. Parashikimet thonë se Benzema do jetë fituesi, ndërsa Messi i cili e gëzon 7 herë këtë trofe, do mungojë në listën e 3 më të mirëve për herë të parë pas shumë vitesh.
Bota e futbollit do ti ketë sytë sonte të drejtuara nga Parisi pasi revista prestigjioze ‘France Football’, do të dorëzojë çmimin e ‘Topit të Artë’, që jepët për futbollistin më të mirë. Pretendenti kryesor për ta fituar është sulmuesi i Real Madrid Karim Benzema edhe për faktin se këtë vit rregullat kanë ndryshuar. Tani nuk do votohet për vitin kalendarik, por për sezonin e lënë pas.
Duke ditur që francezi 34-vjeçar realizoi 42 gola për Real Madrid, duke qenë kontribuesi kryesor në fitimin e Champions League, La Liga-s dhe Superkupës së Spanjës, nuk pritet të ketë surpriza, ndërsa ende nuk dihet se kush janë 3 të nominuarit kryesor në listën me 30 futbollistë. E sigurtë sipas raportimeve është se Messi nuk do jetë në treshe pas shumë vitesh, futbollisti i cili mban edhe rekordin me shtatë trofe të fituar.
Gjithsesi në Spanjë kanë dalë me vendime përsa i përket fituesve të trofeve. Gazeta Marca shkruan se Benzema do fitojë ‘Topin e Artë’, Courtois trofeun Yashin, që jepet për portierin më të mirë, ndërsa Gavi i Barcelonës do marrë trofeun Kopa për lojtarin e ri më të mirë të vitit.
Ceremonia do të mbahet në “Theatre du Chatelet” (teatrin e Shatalej) të Parisit nga ora 20:30 dhe pritët të zgjasë për rreth 3 orë. Në të votojnë gazetarët sportivë nga e gjithë bota.
tv6+1vlora
Discussion about this post