Ne faqen zyrtare AZhBR sapo ka shperndare kete njoftim :
“Të nderuar fermerë,
Nisur nga ankesat që janë shfaqur herë pas herë në media të ndryshmë në lidhje më kriteret e përfitueshmërisë për masën e mbjelljes së grurit e me saktësisht në lidhje me titujt e pronësisë, duhet të keni sa më të qartë që pranohet cdo kontrate qiraje apo cdo dokument i ligjshëm që nënshkruhet ndërmjet palëve, duke perdorur formularin 12 i cili nenshkruhet ndermjete paleve dhe siglohet ne Njësinë Adminstrative.
Gjithashtu, janë të pranueshmë deklarata noteriale të lëshuara nga qiradhënësi i cili përmend tokat bujqësore sipas dokumenteve të pronësisë që ia lëshon dikujt tjetër.
Nëse mungon harta treguese për AMTP dhe Njesia Vendore nuk e lëshon nje kopje tjetër, fermeri mund dhe duhet të informohet që formulari 4 që plotësohet më të dhënat e pasurive bujqësore nga ky titull pronësisë, të firmoset nga punonjësi i ekstensionit bujqësor.
Nëse mungon AMTP (ka humbur), Njësia Administrative lëshon shkresë zyrtare e cila informon se kush fermer është i pajisur me titullin e pronësë AMTP me të dhënat identike si AMTP që mund të ketë humbur.
Afati për dorëzimin e dokumentacionit është 15 ditë nga njoftimi e-Albania/njoftimi zyrtar nga Agropika.
Për çdo pyetje apo paqartësi kontaktoni në numrin pa pagesë 0800 83 83! “- shkruan Azhbr
Discussion about this post