Sindikata: Nesër protestë, nëse nuk plotësohen kushtet bojkotojmë provimet
Një ditë pas njoftimit të pezullimit të bojkotit të mësimit, Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi bëri të ditur hapin e radhës së pedagogëve.
Kovaçi theksoi se pezullimi i bojkotit është një situatë e përkohshme, duke lënë të nënkuptohet se mund të ketë bojkote periodike të procesit mësimor apo dhe sezonit të provimeve, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.
“Vazhdimin e protestave në të gjitha format demokratike dhe institucionale përfshirë protestat kombëtare periodike deri vlerësimin dhe zgjidhjen e kërkesave të parashtruara, por duke pezulluar përkohësisht bojkotin e procesit mësimor duke përmbushur detyrimin tonë akademik, atë të pëlqimit të dijes tek studentët”, është shprehur kreu i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi.
Të Martën në orën 11 pedagogët deklaruan se do zhvillojnë protestën e radhës kombëtare.
Nga ana tjetër në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 5 tetor, për rritje të pagës me 7% nga buxheti i shtetit dhe 8% nga universitetet, Universiteti i Mjekësisë ishte i pari që zbatoi vendimin, ndjekur edhe nga universitete të tjera.
Discussion about this post