Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin N. Ç., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë shoqërimit për veprime të mëtejshme procedurale, në lidhje me një masë administrative për shkelje të Kodit Rrugor, ka goditur dhe ka dëmtuar punonjësin e Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në afërsi të fshatit Kardhiq, Finiq, arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 32 vjeç, banues në Delvinë. Ky shtetas ka transportuar kundrejt përfitimit, 2 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Pranë stadiumit në Orikum, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi S. J., rreth 25 vjeç (dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin F. H., rreth 58 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Discussion about this post