Një makinë luksoze është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit në qytetin e Vlorës.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, në lagjen “24 Maji”, ku zjarri ka i është vënë dhe është djegur një mjet i markës “Porche”, në pronësi të shtetasit Daniel Qendraj.
“Më datë 27.12.2022, rreth orës 01:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i markës “Porche”, në pronësi të shtetasit D. Q. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit” njofton policia.
Discussion about this post