PSV Eindhoven në Holandë njoftoi se Cody Gakpo do jetë afrimi më i ri i Liverpool. Klubi holandez do përfitojë 42 milionë euro nga 23 vjeçari, me sulmuesin anësor që ishte zbulimi i “Katar 2022”. Shkëlqimi me Holandën bëri që Gakpo të bënte kapërcimin e madh për në futbollin e Premier League.
Me kontratë deri në 2026 dhe i dalë nga moshat e PSV, klubi nga Eindhoven “mbush arkat” duke shitur një nga lojtarët më të mirë që ka pasur në dispozicion.
“PSV dhe Liverpool kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Cody Gakpo. Sulmuesi 23-vjeçar do të niset menjëherë drejt Anglisë ku do t’i nënshtrohet formaliteteve të nevojshme përpara përfundimit të transferimit”, njofton PSV në një komunikim.
Discussion about this post