Drejtoria Detare e Vlorës ka dhënë alarmin për përkeqësim të motit përgjatë ditëve të ardhme për shkak të reshjeve të shiut që parashikohen në vendin tonë.
Përmes një njoftimi Drejtoria Detare e Vlorës bën me dije se ështe e ndaluar dalja në det për një kategori të caktuar mjetesh lundruese duke përfshirë anijet e vogla dhe ato të peshkimit.
Përmirësimi i kushteve të motit do të jetë mbas datës 19 janar.
Njoftimi i plotë:
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 16-17-18-19 Janar 2023 duke filluar nga ora 01:00 datë 16.Janar.2023 në drejtimin Jug-JugPerëndim në forcën 5bft, 1.00-1.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.
1.ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 16-17-18-19 JANAR 2023 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE TË NJOFTOHEN PËR MARJEN E
MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
2.MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
3.Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 16-17-18-19 Janar 2023.
4.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht.
5.Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 19 Janar 2023 ora 16:00.
Discussion about this post