Homazhet i janë bërë Proteo, një qen shpëtimtar meksikan që ngordhi duke shpëtuar jetë nën rrënojat e lëna pas nga tërmetet shkatërruese në Turqinë jugore.
Mediat lokale raportuan se qeni ushtarak i shpëtimit, duke punuar së bashku me ekipet meksikane të kërkimit dhe shpëtimit, kishte ndihmuar të shpëtonte të paktën dy jetë nga nën rrënoja, përpara se të plagosej rëndë në krye të detyrës.
Qeni Proteo kishte hyrë nën rrënoja për të parë nëse kishte persona të gjallë, kur një pjesë betoni e zuri poshtë duke i marrë jetën.
Meksika gjithashtu bëri homazhe për Proteo të hënën pasi Ministri i Mbrojtjes Luis Cresencio Sandoval njoftoi vdekjen e tij në konferencën e përditshme për shtyp të Presidentit Andres Manuel Lopez Obrador.
“Ju e përmbushët misionin tuaj … faleminderit për punën tuaj heroike,” tha ushtria në Tëitter.
Discussion about this post