Kryeministri Edi Rama ka reagur lidhur me aksidentin tragjik të ndodhu në Greqi ky dy trena u përplasën mbrëmjen e kaluar dhe si pasojë humbën jetën dhjëtra persona.
Përmes një postimi në “Tëitter”, Rama i shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave.
“Sa keq të dëgjosh për humbjen e jetëve dhe shumë të plagosur në aksidentin tragjik të natës së fundit në Greqi! Ne ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur në një orë kaq të rëndë për kombin e tyre dhe i bashkohemi në lutjet e tyre dhe në ngushëllimet për familjet e viktimave”, shkruan Rama.
Sipas raportimeve të mediave, aktualisht raportohet për 36 viktima dhe 85 të plagosur.
Pak para mesnatës Qendra Operative e Zjarrfikësve u njoftua për një aksident në hyrje të Luginës së Tempes. Një tren tregtar dhe pasagjerësh që drejtonte linjën Athinë – Selanik u përplas.
Menjehere mobilizua zjarrfikësja 40 zjarrfikës dhe 17 automjete. Në vendngjarje operon EKAV me 30 autoambulanca, duke vijuar punën e shpëtimit dhe mjekimit, ndërsa policia greke po ndihmon.
Të plagosurit u dërguan në Spitalin Universitar të Larisës dhe disa në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës dhe spitalin e Katerinis.
Treni i pasagjerëve IC 62, i cili ishte nisur nga Athina për në Selanik, mbante rreth 350 pasagjerë , njoftoi më herët kompania Hellenic Train, e cila shpjegoi se nga 430 personat që kishin hipur në të në Athinë, rreth 80 zbritën në Larisa. Sipas informacioneve, në trenin e mallrave ndodheshin tre persona.
Discussion about this post