Flamurtari në basketboll për vajza siguroi i pari finalen në Ligën Unike të Basketbollit ku marrin pjesë katër ekipe, dy nga Shqipëria dhe dy nga Kosova. Vajzat vlonjate mposhtën në gjysmëfinale Prishtinën 83-74 me pikë, në një ndeshje e cila ishte tepër emocionuese, e rivalizuar pafund dhe që krijoi edhe tension.
“Katër ekipet që marrin pjesë në final-four janë më të mirat. Absolutisht ekipe me përbërje të shkëlqyera dhe për rrjedhojë këto ndeshje kështu do shkojnë. Janë të ngarkuara me emocione dhe kështu do shkojnë,”-u shpreh Elona Hasanaj, trajnere e Flamurtarit.
Në finale Flamurtari do ketë përballë Partizanin, që mposhti ekipit e Bashkimit 62-60 në gjysmëfinale. Kjo supersfidë do zhvillohet në pallatin e sportit në Vlorë sonte në orën 19:00.
“Presim një ndeshje të vështirë. E kemi vlerësuar dhe jemi serioz. Do luajmë maksimalisht mirë, por si do dalë do ta tregojë parketi,”-tha Elona Hasanaj, trajnere e Flamurtarit.
Përveç sukseseve në Ligën Unike Flamurtari udhëheq edhe kampionatin vendas të basketbollit për vajza.
Discussion about this post