Kryeministri Edi Rama ka folur për media pas përfundimit të mbledhjes me kryesinë e Partisë Socialiste në selinë rozë.
Rama u pyet nga gazetarët nëse PS e ka gati listën e kadidatëve për zgjedhjet e 14 majit. Kreu i qeverisë se i kanë gati kandidatët dhe se do bëhen publike para regjistrimit në KQZ.
“Aty ku faktikisht ka pasur dakordësi dhe si të thuash sinkronizmin rreth kandidatëve të caktuar që janë aktualisht kryetar bashkie, ka vazhduar procesi. Zyrtarizimi do bëhet para se kandidatët të regjistrohen zyrtarisht. Jemi në linja të përgjithshme, e dimë se cila do jetë skuadra jonë” tha Rama ndër të tjera.
Discussion about this post