Ditën e nesërme do të zhvillohet mbledhja e parë e Komisionit të Reformës Territoriale. Kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla, në një prononcim për mediat u shpreh se kjo është një nga reformat më të rëndësishme. Ai bëri thirrje që deputetët ta shohin këtë si një detyrë ndaj qytetarëve.
“Është dakordësuar mes drejtuesve të Komisionit për Reformën Territoriale, mbajtja nesër e mbledhjes së parë, që quhet mbledhja e konstituimit, ku do të bihet dakord, ose do të ngrihet grupi i punës për hartimin e një objekti të punës së komisionit. Besoj dhe shpresoj që edhe opozita ti përmbahet atij objekti që kemi miratuar. Komisioni i Reformës Territoriale të bëjë një hulumtim të Reformës Administrative të miratuar nga kuvendi në 2014. Deputetët nuk duhet ta shohin si një detyrë partiake, por duhet ta shohin si detyrë ndaj qytetarëve”, tha Balla./
https://www.facebook.com/b.taulant/videos/1030078874543817
tv6+1vlora
Discussion about this post