Bandat shqiptare të drogës po përdorin kampet e emigrantëve në Francën veriore si një terren rekrutimi, duke iu ofruar t’iu paguajnë kalimin atyre që janë përgatitur për të punuar në industrinë e drogës në Mbretërinë e Bashkuar pasi të mbërrijnë, kështu raporton BBC sipas provave që kanë grumbulluar gjatë një reportazhi në Shqipëri.
Shqiptarët përbëjnë pothuajse një të tretën e 39,000 njerëzve që kanë mbërritur me varka të vogla deri më tani këtë vit, sipas shifrave të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.
Zyrtarët e lartë të policisë dhe emigracionit në të dy anët e Kanalit janë të shqetësuar nga rritja e rolit të ndërmjetësve shqiptarë në lehtësimin e kalimeve.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka akuzuar Britaninë e Madhe se po e përdor këtë cështje për të justifikuar “politikat e dështuara” të saj për kufijtë dhe migracionin.
BBC ka parë sesi qytetet pranë kryeqytetit shqiptar, Tiranës kanë mbetur thuajse bosh dhe sa shumë të rinj shqiptarë po joshin drejt bregdetit francez.
Në qytetin francez të Dunkirkut këtë verë, dëshmitarët okularë thonë se shqiptarët zunë një pjesë të kampit kryesor të emigrantëve atje.
Dhe hotelet e vogla përreth stacionit – si Hotel Bretagne dhe Le Lion d’Or – janë krijuar tashmë si vendqëndrime për emigrantët shqiptarë.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thotë se 12,000 shqiptarë kanë mbërritur me varka të vogla këtë vit, pothuajse të gjithë të rinj që udhëtojnë vetëm.
Discussion about this post