Ish-kryeministri Sali Berisha ka përsëritur sërish thirrjen për protestë, teksa thotë se do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Protesta është parashikuar të mbahet në orën 12:00. Ndonëse Berisha insiston se do të organizohet përballë me Kryeministrinë, kjo duket e vështirë të ndodhë, për shkak të perimetrit të sigurisë që është vendosur prej ditës së djeshme.
“Sot tirani lebetitet! Uragan i paparë në ora 12:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit! #sb’, shkruan Berisha në rrjetet sociale.
Mësohet se rreth një mijë simpatizantë të Partisë Demokratike janë nisur nga Vlora dhe zona të tjera në jug të vendit.
Discussion about this post