Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se kryeministri Edi Rama do të shkojë në burg.
Ai gjatë një takimi me banorët në Kombinat tha se vjedhjet e Ramës janë më të mëdha se të gjithë qeveritë gjatë një shekulli.
“Edi Rama në burg. Sado të duket e ashpër, ju them se vjedhjet që ka bërë ai njeri janë më të mëdha se të gjitha qeverive gjatë një shekulli, qëkur është themeluar shteti shqiptar. Ai vend tjetër nuk ka, veçse në burg. Pikërisht për këtë kemi çuar në Parlament ligjin e parashkrimit. Pse e dërguam? I humbet zgjedhjet dhe ia mbath dhe pret që të vijë koha e parashkrimit që të rikthehet.
Nuk ka më parashkrim. Edhe prapa diellit të shkojë do ta ndjekë kjo gjer sa të përgjigjet para ligjit” tha Berisha ndër të tjera.
Discussion about this post