Për shkak të të nxehtit janë djegur shtëpi dhe mijëra hektarë toke, termometri në Francë arriti rekord
Zjarrfikësit në Spanjë dhe Gjermani po përpiqen të frenojnë zjarret që janë intensifikuar që prej fundjavës, për shkak të një vale të pazakontë të të nxehtit në Evropën Perëndimore.
Dëmi më i madh në Spanjë është në provincën veriperëndimore të Zamora ku më shumë se 25,000 hektarë janë djegur nga flakët. Zyrtarët gjermanë thanë se banorët e tre fshatrave pranë Berlinit u urdhëruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve. Zjarri në Zamora dyshohet se u ndez nga një shkëndijë elektrike.
Ekspertët e kanë lidhur këtë periudhë jonormale të të nxehtit për Evropën me ndryshimet klimatike. Avionët e emergjencës hodhën ujë dhe zjarrfikësit luftuan me flakët, ndërsa gjashtë zjarre mbeten ende aktive në Spanjën veriore.
Një zjarr që shpërtheu në rajonin e Aragonit detyroi 77 moshuar në një azil të evakuohen dhe popullsia e shtatë qyteteve në Navarra nuk ka mundur të kthehet në shtëpitë e tyre. Zjarri, i cili shpërtheu javën e kaluar gjatë valës më të keqe të të nxehtit të mesit të qershorit në mbi 40 vjet është më i madhi për sa i përket dëmtimit të sipërfaqes gjatë dy dekadave të fundit,.
Temperaturat arritën 40 gradë Celsius në shumë pjesë të Spanjës gjatë fundjavës, më e larta e tyre në fillim të vitit që nga viti 1981. Në Gjermani, erërat e forta ndezën një zjarr rreth 50 km në jugperëndim të Berlinit, duke bërë që zyrtarët të shpallin një gjendje të jashtëzakonshme.
Fshatarëve në Frohnsdorf dhe Klausdorf iu bë thirrje që të kërkonin menjëherë strehim në një qendër komunitare. Gjermania ka parë zjarre të shumta në ditët e fundit. Agjencia kombëtare e motit të vendit bëri të ditur se temperaturat arritën në 38C në disa rajone. Sipas meterologëve moti pritet që të ndryshojë gjatë ditëve të ardhshme. I nxehti ekstrem u shtri edhe në disa pjesë të Francës, e cila regjistroi temperatuara shumë të larta të cilat nuk janë parë që 75 vjet më parë. Temperaturat në resortin bregdetar të Biarritz arritën një rekord prej 42.9 gradë Celsius.
tv6+1vlora
Discussion about this post