Këtë të premte udhëheqësit evropianë janë mbledhur për ditën e dytë të samitit, ku do të disktuohet për ekonominë, pasi morën vendimin historik një ditë më parë për t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin vendit kandidatit.
Rritja e kostos së jetesës, rritja e inflacionit dhe siguria ushqimore janë në krye të axhendës për liderët e BE-së, të cilëve do t’u bashkohen në diskutimin e tyre presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde dhe shefi i Eurogrupit, Pascal Donohoe.
Kriza energjetike, ndonëse nuk është formalisht në axhendë, do të diskutohet gjithashtu.
Pas takimeve të djeshme në Bruksel, kryeministri Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri RMV, Dimitar Kovaçevski u shprehën të zhgënjyer.
Kryeministri Rama tha se Shqipëria ka tetë vite që pret t’i hapen zyrtarisht negociatat.
Ndërsa Kovaçevksi u shpreh se qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë të trajtohen më shumë respekt.
Në të njëjtën linjë është edhe Aleksandër Vuçiç, i cili shprehu mbështetjen për Shqipërinë dhe RMV, negociatat me të cilat siç tha duhet të ishin çelur me kohë.
tv6+1vlora
Discussion about this post