Gjashtë ditë nga protesta e paralajmëruar e opozitës kundër kryeministrit Edi Rama, disa postera janë shfaqur në muret e kryeqytetit.
Në postera dallohet portreti i kryeministrit Rama si dhe ai i ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal, me mesazhet “dorëhiqu” dhe “vrasës demokracie”.
Protesta anti-qeveritare do të mbahet në datën 11 shkurt, për atë që opozita e quan si skandali Rama-McGonigal.
Kryeministri Rama ka reaguar disa herë, duke mohuar përfshirjen e tij teksa ka kritikuar opozitën për gjendjen ku sipaj tij ka përfunduar.
Discussion about this post