Media: Çfarë duhet të dini përpara se ta vizitoni?
Gjatë viteve të fundit shumë media të huaja kanë shkruar për Shqipërinë si një destinacion turistik mjaft tërheqës dhe interesant për tu vizituar. E fundit është media ndërkombëtare “The Independent” e cila i ka bërë jehonë bukurive natyrore të Shqipërisë.
Në të njëjtën kohë edhe me relieve malore dhe bregdetare, shumë e dashur nga alpinistët e përkushtuar dhe adhuruesit e diellit, Shqipëria në pamje të parë duket si një kombinim me ndikime greke, italiane dhe turke që kanë lënë gjurmë ndër shekuj, kështu e nis shkrimin “The Independent”.
Në shkrim theksohet se Shqipëria qe është një nga vendet më me diell në Evropë ka lehtësuar rregullat e Covid-19 duke i dhënë mundësi vizitorëve të huaj anembanë botës të hyjnë lehtësisht në vend.
Përmes këtij shkrimi, The Independent ju tregon lexueseve të saj se stina e verës është koha më e mirë për të eksploruar plazhet e Rivierës. Ndalesat e njohura përgjatë vijës bregdetare prej 120 km nga Vlora në Sarandë janë Dhërmiu, Himara dhe ishujt e vegjël në Ksamil. Por shpesh gjatë rrugës për në plazh anashkalohet Parku Arkeologjik i Butrintit i cili padyshim është shtëpia e rrënojave më të mira në Shqipëri por edhe në Ballkanin Perëndimor.
Për të pasionuarit pas notit, ata mund të shkojnë në kanionet e Osumit pranë Beratit apo në lumin Shalë, i cili rrjedh brenda vargmalit të Alpeve Shqiptare. E këto të fundit janë gjithmonë në listën e një turisti e të gjithëve për një arsye të vetme pamjes të mrekullueshme që ofron vizita nga Thethi në Valbonë. Ndër qytetet e tjera që duhen vizituar sipas gazetës britanike janë gjithashtu Tirana, Gjirokastra, Shkodra dhe Korça.
Discussion about this post