Policia bën me dije se shtetasi E. H., 25 vjeç, gjatë një konflikti, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin E. J., 33 vjeç, banues në Vlorë. 25 vjeçari është arrestuar nga policia.
Ndërkohë që në telashe është dhe një 26 vjeçar që ka qenë me ta gjatë sherrit, por para policisë ka dhënë deklarime të rreme.
Njoftimi: Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 25 vjeç, banues në lagjen “Bashkimi”, pasi gjatë një konflikti, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin E. J., 33 vjeç, banues në Vlorë.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. S., 26 vjeç, pasi ka dhënë deklarim të rremë për këtë ngjarje.
Discussion about this post