Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në spitalin e Lushnjës. Një fëmijë 6-vjeçar ka ndërruar jetë nga arresti kardiak.
I mituri prej gjatë ditësh ishte sëmurë, ndërsa ditën e djeshme familjarët e tij e kishin dërguar për trajtim në spital.
Sipas mjekëve të këtij spitali, i mituri vuante nga bronkopneumonia bilaterale dhe pasi i janë bërë analizat mësohet gjendja e tij e rënduar, teksa vendosën ta transferonin për trajtim më të specializuar në Tiranë.
Por, sapo ka hipur në ambulancë, ai ka humbur jetën nga arresti kardiak. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në disa minuta.
Mamaja dhe gjyshi i fëmijës 6-vjeçar nuk kanë pranuar t’i bëjnë autopsinë, duke e çuar në banesën e tyre për nderimet e fundit. Ndërsa nuk dihen më shumë detaje rreth kësaj ngjarje, por drejtoria e spitalit të Lushnjës shprehet se Ministria e Shëndetsisë do të japë më shumë detaje për sqarimin e situatës.
Ndërkohë, Policia e Lushnjës thotë se procedurat janë nisur prokurorisë për vlerësimin e këtij rasti tragjik.
Discussion about this post