Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mblidhet të martën e 11 qershorit. Në njoftimin e publikuar thuhet se mbledhja do të zhvillohet online në orën 17:00 të pasdites.
Gjithashtu, gjatë kësaj seance do të mbajë fjalën kryeministri Edi Rama si kryetar i saj, si dhe sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, i cili do të flasë mbi ecurinë e procesit të zgjedhjeve të përgjithshme në parti.
Mbledhja e thirrur nga kryeministri Edi Rama, përkon me të njëjtën ditë me gjyqin e Partisë Demokratike, ku Gjykata do të vendosë përfundimisht për vulën e saj.
Asambleja e Partisë Socialiste, e mbledhur 3 muaj më parë vendosi edhe për zgjedhjet e brendshme të Partisë Socialiste me 1 anëtar 1 votë.
Njoftimi i PS-së:
Datë 11.06.2024, ora 17.00, zhvillohet online mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me këtë rend dite:
1. Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.
2. Mbi ecurinë e procesit të zgjedhjeve të përgjithshme në parti, Blendi Klosi”
Discussion about this post