Është vetëdorëzuar në polici ish-punonjësi i AMP, Kushtrim Selimi. Selimi ishte i shpallur në kërkim pasi kishte financuar lajme të rreme kundër drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit.
Ishte Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, drejtori i AMP Durrës, Bujar Delialliasi, drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati dhe Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike, Rebani Jaupi kanë qenë disa nga zyrtarët e lartë që ditë më parë kallëzuan në polici ish-shefi i Sektorit në Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Kushtim Selimi.
Ky i fundit kishte financuar lajme të rreme kundër drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit. Ndaj Kushtim Selimit rëndojnë 4 kallëzime në prokurori, për të cilat organi i akuzës ka nisur hetimet.
39-vjeçari në bashkëpunim me shtetasen Regina Omeri (Zeqiri), 34 vjeçe, punonjëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës dhe gazetarin Ervis Hasanaga, kishin hapur portalin “Shqipneës.info” dhe sulmonin drejtorët e Policisë së Shtetit.
Siç thuhet dhe në dosje, gazetari Ervis Hasanaga paguhej 600 euro në muaj nga shefi Kushtrim Selimi, i cili i dërgonte lajme me informacione të rreme për drejtorët e tij përmes koleges Regina Omeri.
Discussion about this post