Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, në një intervistë të dhënë për “Euronews” ka deklaruar se fitorja e tij është meritë e popullit grek që e votoi që të zgjidhej eurodeputet i Demokracisë së Re.
I pyetur nga Erla Mëhilli se a ka meritë kryeministri Edi Rama në fitoren e tij, Beleri u shpreh se nëse nuk do të ishte dënuar në Shqipëri, atëhere nuk do të ishte bërë i njohur në Greqi, madje nuk do ishte as kandidat për eurodeputet.
Për këtë arsye, Beleri theksoi se pa dashur kryeministri Edi Rama ka ndihmuar në zgjedhjen e tij si eurodeputet nën logon e partisë së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.
Edi Ramës i njihni ndonjë meritë për këtë fitore?
Beleri: Sigurisht duhet të jem i sinqertë, nëse unë nuk do isha dënuar tëk isha kaluar këto peripeci nuk do isha bërë i njohur në Greqi dhe nuk do isha votuar. Nuk do isha as kandidat për eurodeptuet, pasi nuk ishte qëllimi im. Qëllimi im ishte të zgjidhesha kryebashkiaku i Himarës dhe të merrja mandatin. Pa dashur Edi Rama ka ndihmuar në zgjedhjen time.
Kujtojmë se “Demokracia e Re” e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis arriti të siguronte një fitore bindëse në zgjedhjet europiane të 2024-ës, duke grumbulluar kështu 28.31% të votave.
Në këto zgjedhje nën logon e partisë së Mitcotakisit garuan dhe dy shiptarë, Fredi Beleri dhe Piro Dhima. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës arriti që të sigurojë ulësen e tij në Parlamentit Europian.
Ai mori gati 234 mijë vota, duke u rënditur i katërti mes 7 deputetëve që kanë dalë nga partia Demokracia e Re.
Ndërkohë, zhgënjyes ishte rezultati për Pirro Dhimën, i cili arriti të merrte vetëm 134 mijë vota, duke u listuar në vendin e nëntë.
Discussion about this post