Tirana nuk e rrezikon vendin e parë të renditjes edhe pse ndaj Kastriotit ishte një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë. Bardheblutë gjetën golin e fitores në minutën e 100 me Nikqi.
Skuadra e Orges Shehit pati mundësi edhe gjatë takimit, madje fituan edhe një penallti. Hasani nuk arriti ta kthente në gol.
Portieri Sali i krutanëve bëri disa pritje duke mohuar disa herë golat e Tiranës. Por ishte fundi i takimit që solli golin e fitores dhe vazhdimin e kryesimit për bardheblutë.
Kastrioti mbetet në vendin e fundit të renditjes. Në ndeshjen e fundit të Javës së 22 Egnatia dhe Vllaznia u ndanë në barazim pa gola.
Përfiton Partizani që mban vendin e dytë me 2 pikë më shumë se shkodranët.
Discussion about this post